Sheqerkat e tharta mund t’ju ndihmojnë gjatë sulmeve të panikut NULL NULL 28.11.2025 22:14 28.11.2025 22:14 Sheqerkat e tharta po tërheqin vëmendjen si një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të qetësuar mendjen gjatë një sulmi paniku. Shija e saj intensive vepron si një shpërqendrim i fuqishëm sensorik, duke e kthyer fokusin e trurit nga mendimet mbingarkuese te ndjesia e mprehtë e thartësisë. Eventualisht kjo e ndihmuar personin të rimarrë veten nga ajo situatë e panikut. Edhe pse sheqerka e thartë nuk zëvendëson terapinë ose trajtimin mjekësor, ajo mund të përdoret si pjesë e një plani më të gjerë për menaxhimin e ankthit, duke funksionuar në mënyrë të ngjashme me metoda të tjera të përforcimit të shqisave, si mbajtja e akullit ose nuhatja e aromave të forta.