BE: Nga viti 1999 në Kosovë investuam 3,7 miliardë euro NULL NULL 28.11.2025 18:10 28.11.2025 18:10 Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, blloku evropian është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm. Në njoftimin e lëshuar nga unioni thuhet se po ndihmojnë në zhvillimin e shumë fushave në vend. “BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”. “Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftim. Në fund, BE-ja thekson se është për krah Kosovës dhe mbështet progresin duke ofruar mundësi.