Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri-Angli, direkt në Artmotion dhe Klan Kosova

NULL NULL
16.11.2025 13:44

Platforma më e madhe televizive Artmotion, do të jetë e mbushur me ngjarje sportive sidomos me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Në kanalet sportive, do të transmetohen plot gjashtë ndeshje.

Me fillim nga ora 15:00, në Sport 1 do të jepet loja Portugali – Armeni.

Në po të njëjten orë, veçse në kanalin e 2-të do të zhvillohet ndeshja Hungari-Irlandë.

Ndërkaq, vëmendja kryesore do të jetë në Air Albania, ku do të luajnë Shqipëria dhe Anglia.

Ky duel do të transmetohet nga ora 18:00 në Sport 1 dhe në Klan Kosova, njofton Klankosova.tv.

Derisa nga ora 18:00 do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera:

Azerbejxhan – Francë, në Sport 3;

Serbi – Letoni si dhe me fillim nga ora 20:45 do të Italia do të ndeshet me Norvegjinë.

Kjo e fundit do të transmetohet në kanalin Sport 3./ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme