Pas protestave në Prishtinë, Hagë e Tiranë, edhe nga Strasburgu kërkohet drejtësi për çlirimtarët NULL NULL 16.11.2025 10:50 16.11.2025 10:50 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të organizojë një protestë më 16 nëntor në Strasbourg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë vjen pas atyre të zhvilluara më herët, si ajo në Tiranë, Hagë e Prishtinë, raporton Klankosova.tv UÇK-ja bashkoi në Tiranë shqiptarët nga të gjitha trojet Më 17 tetor, në Tiranë u mbajt tubimi masiv, ku UÇK-ja bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Protesta filloi me himnin kombëtar shqiptar dhe brohoritje “UÇK, UÇK”, dhe mbaroi me thirrjet “Liri për çlirimtarët”. Gjatë protestës, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për kontributin në organizimin e ngjarjes. Në këtë protestë foli edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kritikoi ashpër Specialen, duke theksuar se kjo gjykatë ka zanafillën në raportimet trilluese ruso-serbe. Ai kishte kërkuar lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, kishte deklaruar protesta ishte ngritur për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur UÇK-në “UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ishte ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia, populli, varret e dëshmorëve të kombit dhe bota mbarë”, kishte deklaruar ai. UÇK-ja bashkoi në Tiranë shqiptarët nga të gjitha trojet (VIDEO) Protesta për UÇK-në përmes fotografive Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë Në Hagë, më 14 shtator, mijëra shqiptarë nga diaspora dhe Kosova protestuan për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Protesta u mbajt pranë selisë së Dhomave të Specializuara dhe u organizua nga mërgata shqiptare, me mbështetje nga OVL-UÇK. Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, në fjalimin e tij kishte deklaruar se UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në terren dhe kritikoi akuzën e bërë nga Prokuroria e Specializuar që i cilëson ish-krerët e UÇK-së si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Bosch e cilësoi si të pabaza akuzën që ish-krerët e UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kishte deklaruar se nga Haga i bën thirrje Evropës që “të mos lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”. Siç ishte shprehur Gucati, UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri. Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë, kërkohet drejtësi për çlirimtarët (VIDEO) Interpretoi marshin e UÇK-së në Hagë, Haziri tregon si i lindi ideja (VIDEO) Mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë Më 7 gusht, mijëra qytetarë morën pjesë protestën kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjatë fjalimit të tij, kishte cilësuar Specialen si një institucion kundër UÇK-së dhe Kosovës, duke theksuar se gjykata po përhap një narrativ të rremë, sipas të cilit Kosova është çliruar nga kriminelët, dhe jo nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja. Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, në protestën e mbajtur në gusht fjalimin e saj në Prishtinë me sloganin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, duke theksuar se drejtësia duhet të ketë legjitimitet dhe të jetë e paanshme. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë. /Klankosova.tv “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”: Sheshet e Prishtinës, përplot qytetarë Padrejtësitë e Speciales i mblodhën shqiptarët në Prishtinë