“Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”: Sheshet e Prishtinës, përplot qytetarë NULL NULL 07.08.2025 17:33 07.08.2025 17:33 Protesta e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me moton “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”, ka mbledhur mijëra qytetarë në Prishtinë. Sipas pamjeve të shpërndara nëpër rrjetet sociale, shihet se nga sheshi “Skënderbeu”, ku po mbahen fjalimet, turma e njerëzve vazhdon deri në fillim të sheshit “Zahir Pajaziti”.