Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë: Vota është e shenjtë

NULL NULL
10.11.2025 23:08

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se qytetarët e Mitrovicës kanë merituar dhe e meritojnë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të ndershëm, pa intimidime, pa presione, pa ndërhyrje.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri thirrje që çdo parregullsi , gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht”, ka shkruar Çitaku.

Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, zyrtarë të PDK-së atje kanë raportuar për parregullsi të shumta të procesit zgjedhor, derisa thonë se rreth 2 fletëvotime nuk përputheshin me numrat serikë.

lajme të ngjashme