Kontaktet e para të amerikanëve me UÇK-në, tregon Christopher Hill NULL NULL 10.11.2025 16:04 10.11.2025 16:04 Christopher Hill Ish-ambasadori Christopher Hill, në Hagë ka folur edhe për kontaktet e para të amerikanëve me përfaqësuesit e UÇK-së. Ai deklaroi se kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare i vendosi diplomati Robert Gelbard. “Me UÇK-në ishte paaftësia dhe pamundësia për të gjetur një lider dhe një udhëheqje aty, për të gjetur një lider që mund të flisje me autoritet. Pra, Robert Gelbard, i cili kishte mbajtur pozitën të cilën e kishte mbajtur derisa ishte kërkuar të përqëndrohej tërësisht në Bosnjë, pra bëhet fjalë për marsin e 98-të, pra kishte pasur disa takime me shqiptarët e Zvicrës dhe kishe dëgjuar se ata ishin përfaqësues të UÇK-së, nuk mendoj se kjo është e vërtetë dhe nuk ka pasur asnjë provë të tillë që sygjeronin se ata mund të ishin përfaqësues të UÇK-së”, tha Hill. Ai theksoi se kishte përpjekje të vazhdueshme të kuptohej se kush ishin përfaqësuesit e UÇK-së. Hill shpjegoi se kontaktet e para të tij me UÇK-në ishin në verën e vitit 1998-të.