Hajdari e Asllani, kyç në fitoren e Hoffeinheimit ndaj Leipzigut NULL NULL 08.11.2025 18:05 08.11.2025 18:05 Hoffenheimi ka arritur një fitore të rëndësishme në xhiron e kësaj jave në Bundesligë, duke mposhtur 3-1 RB Leipzigun. Ndonëse ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 9-të, vendësit nuk u dorëzuan. Mbrojtësi kosovar Albian Hajdari shënoi për 1-1 në minutën e 20-të, ndërsa golin e epërsisë e bëri shoku i tij i skuadrës, Lemperte në minutën 38. Fisnik Asllani nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua vetëm në minutën e 67-të. E 5 minuta pas inkuadrimit, shënoi një super-gol, mirëpo i njëjti u referua për offside. Goli i tretë dhe i fitores së Hoffenheimit erdhi në minutën 79-të nga Promel pas një asisti të mrekullueshëm nga Asllani. Me këtë fitore, skuadra e kosovarëve zë vendin e 5-të me 19 pikë nga 10 ndeshje, 3 më pak se Leipzig në vendin e 2-të. /Klankosova.tv