Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Dhëndri që vrau dy miqtë, në prill ishte në burg – ka aktakuzë për dhunë në familje

NULL NULL
06.11.2025 14:40

I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, i cili privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit.

Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, dyshohet se i vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë.

Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. /Klankosova.tv

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë është nga Drenasi

Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc

Detaje ekskluzive nga krimi në Malishevë: Dy vëllezërit dyshohet se i vrau dhëndri

Policia del me njoftim për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

Krimi i rëndë në Malishevë, këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre

Pamje nga fshati Gollubovc, ku dhëndri vrau dy miqtë e tij

“Viktimat 32 dhe 45 vjeç”, detaje nga vrasja e dyfishtë në Malishevë (VIDEO)

lajme të ngjashme