24-orëshi shënon mbi 2 mijë gjoba trafiku në vend NULL NULL 06.11.2025 09:33 06.11.2025 09:33 24-orëshi i së mërkurës ka shënuar rreth 2 mijë e 433 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 51 aksidente, prej të cilave 17 me të lënduar e 34 me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Sakaq Policia njofton se janë arrestuar po ashtu 29 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, dhe tre në vuajtje të dënimit.