Shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile NULL NULL 05.11.2025 12:13 05.11.2025 12:13 Shtetasi i huaj i cili është therur me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile. Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ku mbrëmë është trajtuar i theruri. Ai bëri të ditur se shtetasi i huaj tani është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm. “Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Kirurgjinë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai./Klankosova.tv Shtetasi i huaj dyshohet se u ther me thikë në Gjakovë, kishte dy plagë në trup