Presidentja Osmani mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria NULL NULL 29.10.2025 18:53 29.10.2025 18:53 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e ka mirëpritur përzemërsisht njohjen e Kosovës nga Siria. Në njoftimin zyrtar të Presidencës, Osmani i shprehu falënderimet e saj presidentit Ahmed al-Sharaa për lidershipin e tij dhe mbështetjen për popullin e Kosovës. “Ky është vërtet një vendim me rëndësi historike për të dy shtetet, Kosovën dhe Sirinë, i bazuar në respektin e ndërsjellë për luftën e gjatë për liri, në njohjen reciproke të sovranitetit, integritetit territorial dhe përkushtimit për bashkëpunim dypalësh dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, shkruhet në njoftimin e tyre”, shkruhet në njoftim. “Lidershipi dhe vizioni i tij e kanë bërë rezultatin e këtij takimi trepalësh një moment historik për popullin e Kosovës dhe për popullin e Sirisë”. Ndryshe, marrëveshja u arrit të martën në Riad, Mbretërinë e Arabisë Saudite, me mbështetjen dhe udhëheqjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud. /Klankosova.tv