“Gënjeshtra” dhe “E Vërteta” sot dhe nesër në Teatrin e Gjilanit NULL NULL 24.10.2025 13:56 24.10.2025 13:56 Skena e Teatrit të Gjilanit, sot dhe nesër nga ora 20:00, kthehet në një fushë loje mes gënjeshtrës dhe së vërtetës me dy komeditë e Florian Zeller – “Gënjeshtra” dhe “E Vërteta”. Dy shfaqje që flasin me njëra-tjetrën, që pasqyrojnë dhe kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ku çdo buzëqeshje fsheh një dyshim, çdo heshtje një rrëfim, dhe çdo e vërtetë ka hijen e vet të gënjeshtrës. Shfaqje këto me plot humor, tension dhe ngrohtësi teatrale, aty ku asgjë nuk është krejt e vërtetë, dhe asnjë gënjeshtër nuk është krejt e rreme./Klankosova.tv