Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Bashkimi, thirrje organeve kosovare të mbrojnë “Arpagjikt” që u ndaluan në Mal të Zi

NULL NULL
23.10.2025 23:53

Klubi basketbollistik “Bashkimi” u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që t’iu dalin në mbështetje dy tifozëve nga Prizreni, të cilët sot u shoqëruan në stacionin policor pasi në Meljinë shkruan grafitin “APRZ UÇK 1878”.

Media malazeze “Vijesti” ka shkruar se shtetasi i Kosovës, Edison Shehu (22-vjeç), u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi veprimin për të cilin u raportua se e kishte kryer. Atij iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi.

Në një reagim, “Bashkimi” thekson se është e papranueshme që “Arpagjikt” të ndalohen në Mal të Zi.

“Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar”.

“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi, për reagim dhe mbrojtje të tifo-grupit Arpagjik’t si qytetarë të Kosovës, dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, ka thënë KB “Bashkimi”.

Policia ndaloi sot një autobus të një kompanie transporti të Kosovës në Igalo, pasi pasagjerët shkruan grafite UÇK në së paku një objekt në Meljine.

Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti”, ky është një grup tifozësh nga Prizreni që po kalonte nëpër Mal të Zi. /Klankosova.tv

“Vijesti”: 10 ditë burgim Edison Shehut për grafitin UÇK në Mal të Zi

lajme të ngjashme