Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Prishtinë: Këmbësorja goditet nga vetura, përfundon në QKUK

NULL NULL
21.10.2025 12:14

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.

Klankosova.tv ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës, Naser Sylën për të mësuar rreth gjendjes së viktimës.

Ai tha se gjendja e përgjithshme e saj paraqitet stabile.

“Ende po observohet te ne. Do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha Syla për Klankosova.tv.

Për rastin detaje ka dhënë edhe policia përmes zëdhënësit Enis Pllana.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme