KQZ numëron votat e kandidatëve për asamble nga mbi 200 vendvotime NULL NULL 13.10.2025 21:19 13.10.2025 21:19 Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Elezi për Klankosova.tv gjithashtu ka njoftuar se janë numëruar votat e kandidatëve për asamble nga mbi 200 vendvotime. “Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, u shpreh ai.