Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova dënon ashpër përmbajtjen e fabrikuar në Facebook për arrestimin e Shehollit

NULL NULL
09.10.2025 14:40

Klan Kosova dënon ashpër publikimin e një fotografie të rreme dhe manipulimit që është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Murat Maci, ku është montuar një tekst i pavërtetë që paraqitet sikur është reagim zyrtar i institucionit tonë, pas arrestimit të Fatmir Shehollit për spiunazh.

Theksojmë qartë se Klan Kosova nuk ka publikuar asnjëherë një material të tillë dhe përmbajtja në fjalë është krejtësisht e fabrikuar me qëllim të keqinformimit dhe dëmtimit të reputacionit.

Klan Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve profesionale të gazetarisë dhe ndaj së vërtetës.

Kërkojmë nga lexuesit dhe shikuesit tanë të mos bien pre e përmbajtjeve të rreme dhe të verifikojnë çdo informacion përmes kanaleve tona zyrtare.

Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë në këtë rast për të mbrojtur integritetin e Klan Kosovës!

Fotografia e montuar
lajme të ngjashme