Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me një viktimë në Rahovec NULL NULL 02.10.2025 08:36 02.10.2025 08:36 Foto nga vendi i ngjarjes Në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. “Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Për aksidentin, mbrëmë ka raportuar edhe Klankosova.tv. S’u mbijeton plagëve, vdes në Qendrën Emergjente i aksidentuari nga Gjakova