Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në rrugën Dragash Prizren, tre të lënduar

NULL NULL
01.10.2025 14:30
Foto ilustruese

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme