Marquinhos i shtohet listës së lojtarëve të lënduar te PSG NULL NULL 26.09.2025 18:09 26.09.2025 18:09 Paris Saint-Germain përballet me një tjetër pengesë, pasi që ka humbur shërbimet edhe të kapitenit Marquinhos për shkak të një dëmtimi në kuadriceps. Pas mungesave të Ousmane Dembele, Desire Doue dhe Joao Neves, skuadra parisiene duhet të përballet edhe pa liderin e tyre brazilian, i cili do të qëndrojë jashtë për disa javë. Luis Enrique konfirmoi se mbrojtësi pësoi dëmtimin në momentet e fundit të përballjes derbi ndaj Marseille. “Ishte aksioni i fundit i ndeshjes. Ai më tha se ndjente pak dhimbje. Asgjë serioze, por duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duam të rrezikojmë. Një ndeshje me këtë intensitet është normale. Është keq për ne sepse ai është kapiteni ynë. Por përsëris, duhet të jemi të gatshëm, dhe mendoj se jemi gati,” deklaroi Enrique.