Duncan nga Haga: Ideja e Shqipërisë së Madhe, shqetësonte ndërkombëtarët NULL NULL 22.09.2025 10:07 22.09.2025 10:07 John Stewart Duncan, ish-këshilltari i NATO-s, po jep dëshminë e tij në Hagë, pasi është thirrur nga mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi. Duncan thotë se nga viti 1998 deri në vitin 2001 ka qenë këshilltar i gjeneralit Wesley Clarck, transmeton Klankosova.tv. Ish-diplomati thotë se gjatë asaj kohe, si detyrë kishte këshillimin e komandantëve dhe dhënien e informatave të sakta nëse kishte takime të përfaqësuesve diplomatikë. “Unë isha personi që i merrja shënimet në takime”, shtoi tutje ai. “Pak a shumë, të gjitha. Unë e kisha një panoramë se si funksiononte shoqëria shqiptare. Isha i interesuar se si funksiononte shoqëria. Si funksionojnë pushtetet, sepse këtë duhej t’ua shpjegonim eprorëve përkatës”, tha tutje ai. Duncan thotë tutje se ideja e Shqipërisë së Madhe, i shqetësonte ndërkombëtarët. “Ideja e Shqipërisë së Madhe, e shqetësonte shoqërinë ndërkombëtare. Ata donin të dinin se si ishte marrëdhënia e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës. Unë këtë duhej ta kuptoja për t’ua treguar eprorëve të mi”, tha tutje ish-diplomati./Klankosova.tv