U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj NULL NULL 14.09.2025 08:33 14.09.2025 08:33 Foto ilustruese Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt, pasi dyshohet se një lis ra mbi të duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar nga QKUK, transmeton Klankosova.tv. “Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së.