Qentë endacakë ia hanë 70 qura drenicakut (VIDEO) NULL NULL 04.09.2025 11:18 04.09.2025 11:18 Një banor i Drenasit ka shprehur shqetësimin pasi qentë endacakë ia kanë ngrënë 70 copa qura në oborr të shtëpisë Sipas tij, dëmi material kap vlerën mbi 1 mijë euro, transmeton Klankosova.tv. “Para një jave, qentë endacak më kanë ngrënë 70 copa qura”. Jam interesuar për këtë çështje, madje edhe policinë e kam informuar, por më është thënë se nuk është në kompetencën e tyre”, tha ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Ai shton se ka dyshime se dikush po i lëshon qentë me kamion në zonë dhe kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa për parandalimin e kësaj dukurie.