Legjenda spanjolle mund të bëhet trajner i Leverkusenit NULL NULL 03.09.2025 08:38 03.09.2025 08:38 Fansa të Bayer 04 Leverkusen. Foto: AP Bayer Leverkusen po e konsideron Raul Gonzalez Blanco për të zëvendësuar Erik ten Hagun, i cili u shkarkua pas një fillimi të vështirë të sezonit. Ideja është e ngjashme me atë të Xabi Alonsos: të besosh te një trajner i ri spanjoll pa eksperiencë në një skuadër që luan në elitë. Përpos momenteve më të mira në karrierë si futbollist i Real Madridit, Raul ka luajtur në Bundesliga me Schalke 04 (2012–2014) dhe deri kohët e fundit drejtonte Real Madrid Castilla. Kandidatë të tjerë për trajner janë edhe Edin Terzic dhe Marco Rose. /Klankosova.tv