Drama e Ditës-D në merkaton 2025: Pesë transferime që u prishën në minutën e fundit! NULL NULL 02.09.2025 22:27 02.09.2025 22:27 Merkatoja e verës 2025 mbylli dyert me shumë zhurmë. Liverpooli theu rekordin britanik me Alexander Isakun, por nuk arriti të finalizonte gjithçka që kishte planifikuar. Në fakt, disa marrëveshje të mëdha u shembën në momentet vendimtare. Ja pesë marrëveshjet që dështuan në ditën e fundit të merkatos verore 2025: Marc Guehi – nga lamtumira te kthesa e fundit Kapiteni I Crystal Palace dukej I destinuar për Anfield. Madje kishte regjistruar edhe mesazhin e lamtumirës, por klubi nuk arriti të siguronte zëvendësuesin e tij. Rezultati? Transferimi te Liverpool u anulua në sekondat e fundit. Igor Julio – nga Palace te West Ham Braziliani ishte gati të bashkohej me Palace, por papritur ndryshoi mendje dhe zgjodhi West Ham, duke i lënë të “Eagles” pa alternativë dhe duke prishur zinxhirin e transferimeve. Tyrique George – Fulham pranon, por ndryshon kurs Chelsea e la të lirë, marrëveshja me Fulham u arrit, por në fund “Cottagers” vendosën të firmosin me Kevin dhe Chukwueze. George mbeti peng I kohës dhe I planeve të fundit të klubit londinez. David Datro Fofana – viktimë e burokracisë Sulmuesi i harruar i Chelsea-s ishte pranë një huazimi te Charltoni, por dokumentet nuk u dorëzuan në kohë. Rezultat: Fofana vazhdon të ngecë në Stamford Bridge. William Osula – oferta milionere që nuk u mbyll Eintracht Frankfurt ofroi mbi 30 milionë euro për sulmuesin e ri të Newcastle. Edhe pse palët u ulën në tavolinë, minutat e fundit nuk mjaftuan për të finalizuar marrëveshjen. Ky afat kalimtar veror 2025, mbetet një kujtesë se në futboll gjithçka mund të ndryshojë në sekondat e fundit.