Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dëshmitar i Speciales në Hagë”, veterani i UÇK-së demanton akuzat nga Esat Shala (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2026 14:12
Zijadin Hoxha

Veterani i UÇK-së, Zijadin Hoxha ka demantuar akuzat e arkivistit të luftës, Esat Shalës, lidhur me pretendimet se ai ka qenë dëshmitar i Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë dhe falsifikues i historisë.

Në emisionin “Kosova Today”, Hoxha tha se ai ishte dëshmitar i mbrojtjes së Pjetër Shalës, transmeton Klankosova.tv.

“Në bazë të deklaratës së Esatit të enjten, i bie që kam qenë dëshmitar i katërshes së madhe, që nuk është e vërtetë. Unë kam qenë dëshmitar i mbrojtjes për Pjetër Shalën. Unë Pjetër Shalën nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, janë disa incizime që i kam bërë në Kukës, është varrimi i pesë dëshmoreve në operacionin ‘Shigjeta’, që unë i kam publikuar më 2010 me emër dhe mbiemër timin”, u shpreh Hoxha.

“Ato incizime nuk ka mundur askush t’i përvetësojë. Gjykata e Hagës i ka pa ato xhirime, dhe më kanë thirrë një herë si akuzuar, një herë si dëshmitar. Më 2019 më kanë marrë në pyetje në Eulex. Ata i lujshin dy rolet, sepse Pjetër Shalën e akuzojnë se në kazermën e Kukësit që është vrarë një njeri. Me ato incizime unë kam dashur të dëshmoj, që Pjetër Shala në atë kohë nuk ekziston në ato incizime, nuk shihen në ato incizime”, tha veterani në Klan Kosova.

lajme të ngjashme