Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn

NULL NULL
28.07.2026 14:23

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, i cili tashmë do të jetë pjesë e klubit anglez deri në qershor të vitit 2031.

Marrëveshja e re ishte arritur që në muajin qershor, ndërsa tashmë është firmosur zyrtarisht, kontrata e re parashikon edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për 24-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesit e Cityt e konsiderojnë Gvardiolin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit dhe nuk kanë pasur asnjëherë synim ta nxjerrin në shitje.

Me kontratën e re deri në vitin 2031, Manchester City siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian.

lajme të ngjashme