Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cucurella mban premtimin, fytyra e De la Fuente do të jetë në lëkurën e tij deri në vdekje

NULL NULL
28.07.2026 14:44

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, e ka mbajtur premtimin e bërë para finales së Kupës së Botës, duke bërë tatuazh fytyrën e përzgjedhësit Luis de la Fuente.

Para ndeshjes vendimtare, Cucurella kishte deklaruar se, nëse Spanja do të fitonte titullin e kampionit të botës, do ta përjetësonte trajnerin në trupin e tij.

Spanja arriti të triumfojë në finale ndaj Argjentinës me rezultat 1:0, duke fituar titullin e kampionit të botës.

Vetëm pak ditë pas suksesit historik, Cucurella zbuloi tatuazhin e ri, duke dëshmuar se e mbajti fjalën e dhënë para finales.

lajme të ngjashme