Aksident mes tri veturave në Prishtinë, një i lënduar NULL NULL 01.09.2025 15:39 01.09.2025 15:39 Aksident afër rrethit me flamur Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana. “Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.