I dehuri kanos policët, ndalohet në stacion “deri sa t’i dalë pija” NULL NULL 30.08.2025 08:35 30.08.2025 08:35 Të premten në Gjakovë është arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka kanosur policët. Ai është ndaluar në stacion policor për t’u intervistuar tek kur t’i “dalë pija”. “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë, derisa ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në Raportin e Policisë. “I dyshuari është ndaluar në stacion policor derisa të këndellet për t’u intervistuar”.