Konjufcën e kishte propozuar vetë për kryeparlamentar, Kurti as nuk e uroi Bashën NULL NULL 27.08.2025 19:12 27.08.2025 19:12 Lideri i Vetëvendosjes nuk e uroi Dimal Bashën kryeparlamentar. Albin Kurti s’e tha asnjë fjalë as pas seancës, as në rrjetet e tij sociale. Jo veç Kurti, por edhe shumë figura kyçe të kësaj partie heshtën. Bile, Basha ishte ‘fitili’ që shkaktoi dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita e ministrit. Derisa për Dimal Bashën ‘çele guri gojën’, Albin Kurti ish kryekuvendarin, Glauk Konjufca, e kishte propozuar vet për këtë pozitë, raporton Klankosova.tv Në vitin 2019, më 26 dhjetor kur u zgjodh Konjufca në krye të Kuvendit,, ishte Kurti ai i cili në emër të Vetëvendosjes, e propozoi. “Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Republikës është deputeti Glauk Konjufca”. Edhe herën e dytë, në mars 2021, emri i Konjufcës u hodh në votim dhe i njëjti u zgjodh. Atë kohë, Kurti shkurt pati deklaruar për kryeparlamentarin, nga i cili priste ftesën për formimin e Qeverisë. “Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit dhe ushtrues të detyrës të Presidentit. Unë pres prej tij të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm.”, kishte deklaruar Kurti më 22 mars 2021, transmeton Klankosova.tv Kurti, Konjufcës: Pres ftesën për formimin e Qeverisë (VIDEO) Konjufca ishte konsideruar i duhur për këtë pozitë edhe sivjet nga disa deputetë të Kuvendit, si propozim që do të kalonte, ndërsa ky institucion ishte bllokuar te emri. Ai ka qenë i afërt vazhdimisht me kryetarin e partisë dhe pati deklaruar se raportet mes tyre janë të fuqishme, si dhe mes tyre s’kanë pasur asnjë kontradiktë për mënyrën se si duhet të ecet përpara. Ndryshimi i qasjes me Bashën, edhe pse ky i fundit jo rrallëherë ka ‘bërtitur’ në emër të VV-së, duke i sulmuar të tjerët, pritet të konfirmohet nëse është sinjal i krisjeve brenda partiake./Klankosova.tv