Nura kritika VV-së për Bashën: Më mirë një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë 100 luanëve NULL NULL 26.08.2025 10:40 26.08.2025 10:40 Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka kërkuar nga Vetëvendosje të vendosë në votim një emër kredibil për pozitën e të parit të kuvendit, në mënyrë që të zhbllokohet ngërçi institucional. Ai ndër tjera, ndërsa komentoi propozimin e Dimal Bashës, përdori edhe një frazë siç tha i përket termeve ushtarake, duke pëmendur gomarë e luanë, transmeton klankosova.tv. ”Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së me dëshirë s’do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë një befasi, edhe pse ne kërkuam një pauzë dhe të njoftohemi nëse është vërtetë qëllimi i tyre që Dimal Basha, të jetë në krye të kuvendit”. ”Ne në ushtri e kemi një term që thotë: ‘Më mirë është një luan t’u prijë 100 magarëve se një magarë t’u prijë 100 luanëve’ e tash Dimal Basha të jetë i pari i kuvendit, është një fyerje për votuesit e Vetëvendosjes por dhe të gjithë votuesit e Kosovës”. ”Derisa ata po përpiqen që neve të na lënë në faj, mendoj që PDK do t’ia japë votën, edhe pse nuk e besoj që do ta qesin prapë në votim”. ”Ne presim çdonjëri të jetë pjesë e saj. U bëjë ftesë të mos na befasojë as ne as ata, por të jetë një person që të na përfaqësojë të gjithë neve përballë kuvendit”. ”Ata vjedhurazi ngritën dorën, dhe u votu si u votu. Më vjen keq që e them atë, por vërtetë Dimal Basha nuk meriton votat e deputetëve për ta zënë të parin e kuvendin”. ”Sepse vazhdimisht ka qenë jopërbashkues, jokonstruktiv dhe vazhdimisht është mundu partitë tjera m’i shantazhu”.