Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rritje e vigjilencës deri në hapje”, deklarohet Policia e Kosovës për monitorimin e urave të reja

NULL NULL
25.08.2025 13:59
Policia e Kosovës - Klankosova.tv
Policia e Kosovës - Klankosova.tv

Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se po është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave.

“Rritje e vigjilencës deri në hapje”, tha shkurt Elshani për Klankosova.tv.

NjSO monitoron punishten e urave në Ibër (VIDEO)

Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë.

Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.

lajme të ngjashme