Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK: Triatlonisti Albion Ymeri po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Botërore në Chengdu të Kinës

NULL NULL
13.08.2025 20:52

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Albion Ymeri po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Botërore, që po mbahen në Chengdu të Kinës.

Në një postim në Facebook, KOK-u ka shtuar se triatlonisti Ymeri është i vetmi i kualifikuar nga Kosova.

“Ai do të garojë në disiplinën e duatlonit. Gara e tij është nesër (e enjte) me fillim në ora 02:00 me kohën tonë lokale”, ka shkruar KOK në njoftim.

Lojërat Botërore janë garë shumë sportëshe ku marrin pjesë vetëm sportistë të sporteve apo disiplinave jo olimpike.

KOK-u i uroi suksese në garën e tij Ymerit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme