PDK – LDK: Gjykata gjeti se VV-ja e shkeli kushtetutën (VIDEO) NULL NULL 08.08.2025 20:43 08.08.2025 20:43 Për muaj të tërë Kuvendi i Kosovës u mbajt peng nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo qe arsyeja edhe pse Partia Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në asnjë votim. Qëndrimi i partisë së dytë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u vërtetua me aktgjykimin që Gjykata Kushtetuese nxori të premten. Këtë e tha deputeti i këtij subjekti politik, që thirri konferencë për medie. Edhe përkundër vendimit, Tahiri thotë se VV do të veprojë njëjtë duke u munduar të vendosë një rend të ri në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas deputetit të PDK-së, brenda kohës së përcaktuar nga Kushtetuesja do të gjendet një kandidat për kryeparlamentar që do ta ketë votën e grupeve tjera parlamentare. Duke e cilësuar aktvendimin të qartë e të prerë, Lidhja Demokratike pohoi se Lëvizja Vetëvendosje, pati përpjekje të qëllimshme, përmes veprimeve të paligjshme, të kap Kuvendin e Kosovës. Mustafa shtoi se është i papranueshëm sulmi i Gjykatës dhe gjyqtarëve nga deputetë e figura të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje.