Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Për ju kushtetuta është biletë autobusi”, shpërthejnë komentet pas reagimit të VV-së ndaj gjykatës

NULL NULL
08.08.2025 19:20

Lëvizja Vetëvendosje nuk është pajtuar me aktvendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit.

Sipas VV-së, aktgjykimi i sotëm i Kushtetueses përbën devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues.

Shumë qytetarë nuk janë pajtuar me reagimin e VV-së ndaj Kushtetueses, ku disa kanë komentuar si “ju s’e keni njohur prej 2013 që ka gjykatë, populli do zgjidhje se vendi është në kopals, hajde bëje zgjidhjen, nëse s’e bën, leri të tjerët.

Një tjetër komentues tha se “kapja e shtetit përfundoi shoku, flet se s’të pyet më njeri”, njofton Klankosova.tv.

E në kumtesën kundërshtuese të Kurtit, një komentues tha se “për ju kushtetuta është biletë autobusi, teksa një tjetër tha se “axhamive s’iu bie kurrë si duhet”.

lajme të ngjashme