26-vjeçari ther me thikë nënën e tij në Dibër NULL NULL 02.08.2025 18:12 02.08.2025 18:12 Një 26-vjeçar e ka therur me thikë nënën e tij në Maqellarë të Shqipërisë. Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë”. “Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftim bëhet e ditur se thika me të cilën dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.