Zjarr edhe në Nashec të Prizrenit (VIDEO) NULL NULL 26.07.2025 19:00 26.07.2025 19:00 Sot është raportuar për disa raste të zjarreve në Rajonin e Prizrenit. Këtë herë flakët kanë kapluar një pjesë të fshatit Nashec, më saktësisht rrugën “Besim Shala”. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Klankosova.tv se zjarri tashmë është shuar në këtë fshat. “Gjatë ditës së sotme, sipas informatave që kemi deri më tani, janë raportuar shpërthime zjarri në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, zjarre kanë shpërthyer në: Fshatin Lubizhdë, si dhe në lagjen Bajram Curri në Prizren. Fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan, Suharekë si dhe disa zona të tjera”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv “Deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e së paku tri lopëve. Zjarrfikësit, të ndihmuar nga policia dhe qytetarët, kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe situata tashmë konsiderohet e stabilizuar. Në këtë moment, zjarret janë shuar plotësisht dhe nuk ka më rrezik të menjëhershëm për banorët dhe pronën e tyre”.