Njohja e shtetit palestinez nga Franca, Ita Gani: Propozim qesharak NULL NULL 25.07.2025 14:28 25.07.2025 14:28 Ita Gani Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca së shpejti do ta njoh shtetin palestinez. Këtë vendim të presidentit francez nuk e mirëpritën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, të cilët edhe e dënuan këtë veprim, transmeton Klankosova.tv. Kjo u diskutua në edicionin e ri të “Kosova Today” me Lutfi Bilallin, Sokol Brahaj dhe Ita Ganin. “Bota humanitare, protestat, reagimet kanë qenë më të shprehura në perëndim se në lindje. Dhimbja njerëzore nuk njeh pole. Megjithëse, deklarata e Macronit besoj se do të jetë problematike çështja e kufijve”, u shpreh Bilalli. Gazetar Brahaj thotë se demonstrimi i Macronit nuk po i ndalon veprimet mizore të Izraelit ndaj Gazës. “Por është shumë domethënëse kjo e Macronit”, tha tutje gazetari. “Një propozim i tillë për mua është shumë qesharak, sepse ta njohësh një shtet që nuk ekziston, vërtetë është shumë qesharake. Kush do ta drejtojë këtë shtet? Hamasi? Ka shumë konflikte këtu”, u shpreh nga ana tjetër Ita Gani, shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael.