Shkaku i të nxehtit, nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 15 tonëshe NULL NULL 22.07.2025 14:50 22.07.2025 14:50 Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të ndalojë qarkulllimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për shkak të temperaturave të larta. Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri në detyrë i kësaj ministrie, Hysen Durmishi, transmeton Klankosova.tv “Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”. “Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, tha ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.