Usyk pas fitores: Kam disiplinë, vetëm amatorët kanë nevojë për motivim NULL NULL 20.07.2025 10:22 20.07.2025 10:22 Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, e ka mposhtur me nokaut britanikun Dubois për të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë. Duboisi u nokautua nga Usyku ku fillimisht mori një goditje të fortë në bark nga ukrainasi, e që pas numërimit u çua sërish. Por, Usyk s’e ndali luftën, ku i dha një goditje tjetër të fortë kundërsharit të tij në nofull, që bëri t’i fluturonte edhe mbrojësja e dhëmbëve. Gjyqtari Michael Griffi e ndërpreu menjëherë ndeshjen pa përfunduar numërimin. Boksieri ukrainas, ka folur pas meçit, transmeton Klankosova.tv. Në konferencë për media, ai u pyet nga gazetarët, se si arriti të vazhdonte të garonte me një entuziazëm të tillë në moshën 38 vjeç. Usyk u tha gazetarëve: “Nuk kam motivim, kam disiplinë”. “Motivimi është i përkohshëm. Sot e ke, nesër zgjohesh herët dhe nuk e ke më. Kur zgjohem herët në mëngjes për stërvitje, nuk kam kurrë motivim, kam vetëm disiplinë. Vetëm sportistët amatorë kanë nevojë për motivim. Motivimi është i mirë, por disiplina është më e mirë”, deklaroi Usyk. Mbetet të shihet se kush do të jetë kundështari i radhës për ukrainasin, i cili vazhdon të jetë i pamposhtur.