Arrestohet për ryshfet shtetasi serb në Vërmicë NULL NULL 20.07.2025 09:30 20.07.2025 09:30 Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të shtunën. “PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.