I plagosuri në Vushtrri ka lëndime serioze, flasin nga QKUK NULL NULL 12.07.2025 23:06 12.07.2025 23:06 Foto ilustruese. QKUK I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri, i cili tha se aktualisht i njëjti është në gjendje stabile por me lëndime serioze. “Gjendja e tij për momentin është stabile me parametra normal, lëndimet janë serioze nga arma e zjarrit”, tha Govori për Klankosova.tv. Zëdhënesja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana për Klankosova.tv tha se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes. Ekskluzive: Plagosje me armë zjarri në Vushtrri