Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal NULL NULL 03.07.2025 10:49 03.07.2025 10:49 Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për deklaratat e tij sulmuese ku përfshinë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Lushtaku ndër tjera duke iu referuar Kurtit ‘misionar’, thotë se ai flet shqip, por mendjen e ka të koordinuar me Beogradin kriminal, transmeton klankosova.tv. ”Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen. Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025