Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba brenda një jave NULL NULL 20.06.2025 09:46 20.06.2025 09:46 Policia e Gjilanit ka shqiptuar plot 1 mijë e 554 gjoba gjatë periudhës njëjavore në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik. Gjatë kësaj jave, janë hetuar gjithashtu 14 aksidente me të lënduar, dhe 21 aksidente me dëme materiale, njofton Klankosova.tv. Përveç kësaj, 14 shoferë janë ndaluar nga drejtimi i mjeteve motorike, 10 gjoba janë shqiptuar ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe 7 motoçikleta janë përjashtuar nga qarkullimi, bëhet e ditur në komunikatën për media. Policia rajonale u bën thirrje qytetarëve –veçanërisht përdoruesve të trotinetëve elektrikë që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në hapësira publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë