Fundi i një epoke, Los Angeles Lakers po shitet nga familja Buss NULL NULL 18.06.2025 23:34 18.06.2025 23:34 Familja Buss po e shet shumicën e aksioneve të Los Angeles Lakers te Mark Walter, në një marrëveshje rreth 10 miliardë dollarëshe, raporton ESPN. Kjo do të jetë shitja më e madhe ndonjëherë e një ekipi sportiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jeanie Buss do të vazhdojë të shërbejë si udhëheqëse e Lakers. Walter, CEO i TWG Global, ka aksione edhe te klubet tjera nga Los Angeles, si Dodgers, Sparks. Ai është aksionar në Lakers që nga viti 2021, teksa familja Buss e ka zotëruar ekipin që nga viti 1979. Los Angeles Lakers kanë fituar 11 tituj kampionë të NBA-së nën pronësinë e familjes Buss. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.