Gashi: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 11:37 18.06.2025 11:37 Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë verës, zjarret që po përfshijnë zonat pyjore dhe hapësirat e gjelbra në Kosovë nuk janë të lidhura vetëm me nxehtësinë. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM se shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, e jo thjesht nga moti i nxehtë. “Temperaturat e larta mund të ndikojnë, por nuk janë gjithmonë shkaku kryesor. Shkaktari më i madh po rezulton të mbetet faktori njeri, sidomos nga pakujdesia”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv. I njëjti theksoi se këto zjarre jo vetëm që po shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, por po kërkojnë edhe angazhim të jashtëzakonshëm nga njësitë e zjarrfikësve, të cilët shpesh përballen me terrene të vështira dhe kushte të rrezikshme. Intervistën e plotë, ndiqeni në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 1 orë më parë