Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia

NULL NULL
14.06.2026 08:10

Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Australianët, të cilët u mbrojtën me sukses gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, realizuan përmes Nestory Irankundas dhe Conor Metcalfe për fitoren 2:0.

Irakunda shënoi në minutën e 27-të, kurse Metcalfe në minutën e 75-të.

Në këtë grup, tani prijnë SHBA-ja dhe Australia, pas fitoreve në ndeshjet e para. Përveç Turqisë, pjesë e grupit është edhe Paraguai.

Për t’u kualifikuar në këtë Botëror, Turqia e kishte eliminuar Kosovën në playoff. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme