Fushë Kosovë: Kanoset një grua përmes rrjeteve sociale, dërgohet në strehimore NULL NULL 14.06.2026 10:02 14.06.2026 10:02 Një grua, e cila ishte nën urdhër mbrojtës, është kanosur nga një burrë pasditen e djeshme në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, ndërsa viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore për siguri. “Rasti është në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur Policia. /Klankosova.tv