Specialja s’shkoi në prezantimin e raportit të britanikëve, Qelaj: E papranueshme! NULL NULL 14.06.2026 07:34 14.06.2026 07:34 Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara. Të shtunën, në emisionin “Info Magazine”, avokati Qelaj tha se ky raport zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te shumë shtete, që sipas tij, ishin prezent në prezantimin e dokumentit, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale në Hagë, nuk qenë të pranishëm në këtë prezantim, çka Qelaj e quan të papranueshme një qasje të tillë. “E para, mendoj që është e papranueshme një veprim i tillë”, u shpreh avokati. Ai shtoi se kryetarja e Gjykatës ka marrë ftesën nga dhjetori, megjithatë, sipas tij, përfaqësuesit zgjodhën të mos i përgjigjeshin një ftese të tillë.